- Tendencat e kuzhinës kanë përqafuar ngjyrat neutrale, bezhën dhe grinë e bute në banak dhe në dollape, por e zeza duket se po pretendon vëndin e saj, duke dëshmuar që të jetë një zgjedhje e përjetshme.
- Dikur banaku i zi i kuzhinës mund të konsiderohej nje stil i modes se vjeter , por elementët e zinj në kuzhinë janë kthyer në trend, siç lexojmë në homesandgardens.com. Dizajnerët e brëndshëm dhe ekspertët në këtë temë i përgjigjen pyetjes nëse e zeza do të bëhet trendi i ri i nxehtë, ndërsa japin edhe këshillat e tyre se si ta adoptoni atë.
Elementi shtes dekorativ i viteve ’90 që po rikthehet
Dekorimi me ngjyra të errëta është nje dëshmi këtë vit, kështu që nuk është çudi që e zeza po rikthehet. Ka pasur gjithashtu një ringjallje në rritje të tendencave të vjetruara që po kthehen, duke përfshirë shumë nga vitet ’90.
“Graniti i zi ishte një element kryesor në vitet nëntëdhjetë dhe ende ka një luks të përzgjedhur, kështu që ne jemi të kënaqur ta shohim atë në kuzhinat e shumë klientëve,” thotë Helen Parker, drejtore kreative e deVOL Kitchens.
Bnakët e zinj janë kthyer në stil dhe kanë një rigjallërim të madh. Pavarësisht nëse i kombinoni me ngjyra të lehta, neutrale, të errëta ose të ndezura, banakët e zinj kanë një veçori tërheqese në kuzhinë.
Dhe nëse frika juaj është të mos e shfaqni kuzhinën “të mjegullt” apo të errët, me kombinimet e duhura të ngjyrave dhe të materialeve rezultati do të jetë mbresëlënës dhe do të krijojë luks.
Për një efekt më të lehtë, krijimi i një kontrasti midis banakut të zi dhe ngjyrave të dollapëve të kuzhinës tuaj mund të ketë një efekt të përsosur. Për ta arritur këtë zgjidhni ngjyrat e ngrohta, neutrale kremoze, tonalitetet e tokës.
“Banakët e zinj i shtojnë një kontrast të guximshëm një kuzhine me dollapë dhe mure me ngjyra të çelura”, thotë Laura Styles, konsulente e stilit në Yester Home Shtimi i një ishulli është gjithashtu një ide e mirë.
“I guximshëm dhe dramatik – një banak i zi jep patjetër një tont të fuqishëm një kuzhine. Ndërsa ngjyra e zezë mund të shihet si e ftohtë, ajo mund t’i shtojë ngrohtësi dhe rehati kuzhinës kur kombinohet me materiale më të lehta dhe më të buta, “shpjegon Alex Main, drejtor i The Main Company.
“Gjithashtu, një sipërfaqe më e errët mund të jetë më e lehtë për t’u kujdesur ,” shton ai.
Ekzistojnë disa materiale që duhen marrë parasysh kur zgjidhni banak të zinj, jo vetëm që dëshironi të zgjidhni diçka që të duket e mrekullueshme, por edhe t’i rezistojë kohës. Dhe nëse ju frikësojnë, banakët e zinj janë në fakt një zgjidhe e perkryer dhe tërheqëse . Ata mund të kombinohen në mënyrë perfekte me shumë ngjyra dhe mund të përshtaten çdo stili të dizajnit, ndërsa për një efekt më dramatik mund të zgjidhni dollapët e zinj dhe elementët e artë, si dorezat dhe rubinetët.
“Banaket e zinj janë një zgjedhje kaq e përjetshme dhe e gjithanshme për një kuzhinë. Për një ide apo projekt kuzhine, mund të lyejeni dhe zgjidhni dollapët dhe muret e kuzhinës gri, të zezë ose ngjyrë kafe”, sugjeron Tash Bradley, drejtor i dizajnit të brendshëm dhe psikolog i ngjyrave në Lick.