Trendet e vjeshtës vijnë çdo vit në të njëjtën kohë sapo afron kjo stine,për t’i dhënë shtëpisë tonë një atmosferë më ndryshe nga viti i kaluar ,por në të njëjtën kohë “të ngrohtë dhe gjithmone konforte”

Ky trend është vazhdimi i trendit të vitit të kaluar Dark Academy dhe filloi pikërisht në të njëjtën stinë, i cili pushtoi gjerësisht gamën e modës por edhe të dekorit me ngjyra të mbytura. Bëhet fjalë për një lloj fryme Romantike me libra të vjetër me mure të errta dhe me mobilje te tonaliteteve të forta dhe të theksuara. Shumë prirje të tjera pasuan,në këtë kohë si trendi Dark Americana ku fitoi popullaritet në TikTok dhe Instagram.
Prirje të tjera më të pandryshueshme që vijnë nga e kaluara, të tilla si stili gotik, melankolia e ëmbël të gjitha jane padyshim perfekte për t’u përshtatur me humorin e vjeshtës.
Prirja e dizajnit që feston stilin “Moody” dhe melankolik

Moody Modernism
“Moody Modernism” ndryshe nga Dark Academia ose Dark Americana, imponon linja të pastra dhe elegante përsa i përket mobiljeve, textures së ngrohtë dhe ngjyrave të errëta. Një adhurues i ketij stili “Moody Modernism” duhet ta zbukuroj ambientin e tij me mobilje klasike sende te përshtatshme te kësaj rryme, duke u fokusuar gjithashtu edhe te pjesa e ndriçimit .Këto detaje i japin theksin ketij stili kaq te vecante dhe interesant duke krijuar nje “dramë melankolike ” në hapësirat qe kemi vendosur te dekorojme.
Si të adoptojmë “Moody Modernism”
Dizajnerat ose arkitektet thonë se nëse dikush dëshiron të adoptoj “Moody Modernism”, ata duhet të shtojnë pëlhura luksoze në hapësirë, të tilla si kadife, kashmere, mohair dhe lesh.
Këtë vit, trendi që përdoruesit e TiokTok dhe dashamirët e dizajnit kanë dashur quhet “Moody Modernism”, i cili mund të konsiderohet si një koncept më i gjerë i të gjitha gjërave të mësipërme.
Siç lexojmë në site të ndryshme, Moody Modernism ka të bëjë me grupimin dhe rregullin e nje frymë të caktuar si prsh, texturat,tonet e mureve, mobiljet apo edhe elementë të tjerë dekorativ,por pa harruar veçanërisht burime të ndryshme drite që mund të kombinohen dhe mund kompozojnë një atmosfere me rezultate të shkëlqyera

Sipas arkitektit Matthew Coates,ndërthurja e kadifes me siperfaqet mat (mobilje të zymta por pa shkëlqim) bashkë me elementë natyral si druri – guri do të krijojnë një atmosferë perfekte në shtëpinë tuaj.
Gjithashtu duhet të shtojë paleta të pasura me ngjyra,me një ton melankolik, të tilla si jeshile – portokalli – vishnje, ,por edhe bulja e erret dhe pëlhurat e zeza, jane gjithashtu modele të mirëpritura.
Filloni duke shtuar hapësirën tuaj, burime të ndriçimit të ngrohtë, të tilla si një llambë në tavoline mermeri, një ndricues nga dyshemeja metalike dhe elegantë pranë një vepre arti.
Qirinjtë sigurisht luajnë rolin e tyre. Zgjidhni qirinj në kavanoza elegantë me nuanca të zymta ,mobilje druri në ngjyrën e kanellës për t’u përshtatur me atmosferën. Përveç tavolinave prej druri ose mermeri, guxoni të “luani” me dekorin shtoni vepra artistike në mure ose në sipërfaqet e mobiljeve.